Shtrim Pllakash për Shtëpi & Biznese

Ne ofrojmë shtrim dhe veshje parketi, laminate dhe dyshemeje druri me cilësi të lartë.
Zgjidhni zgjidhje moderne, të qëndrueshme dhe elegante për ambientin tuaj.

Shtrim Pllakash për Shtëpi

Transformo shtëpinë tënde me pllaka të shtruara me kujdes dhe dashuri. Ne kujdesemi që çdo hapësirë të duket e bukur, e qëndrueshme dhe e rehatshme për ty dhe familjen tënde. Me eksperiencë dhe vëmendje ndaj çdo detaji, sjellim jetë dhe ngrohtësi në çdo qoshe të shtëpisë. Zgjidhja perfekte për kuzhinën, banjën, apo çdo dhomë tjetër ku dëshiron të ndihesh mirë dhe krenar për ambientin ku jeton.

Shtrim Pllakash për Biznese

Hapësira e biznesit tënd meriton të reflektojë profesionalizëm dhe stil. Me pllaka të shtruara me kujdes, krijojmë ambiente të qëndrueshme dhe elegante që bëjnë përshtypje të mirë tek klientët dhe bashkëpunëtorët. Kujdesi ynë për cilësinë dhe detajet ndihmon që çdo sipërfaqe të jetë funksionale dhe e bukur, duke i dhënë biznesit tënd vlerën që meriton.

Pse të zgjidhni Oliv Construction?

Përvojë dhe Profesionalizëm

Me vite eksperiencë në industrinë e ndërtimit, ekipi ynë përbëhet nga profesionistë të kualifikuar që garantojnë punime të sakta, të sigurta dhe afatgjata.

Cilësi e Lartë e Materialeve

Përdorim vetëm materiale të certifikuara dhe teknologji moderne që sigurojnë përfundime elegante, të qëndrueshme dhe rezistente ndaj kohës.

Zgjidhje të Personalizuara

Çdo projekt trajtohet në mënyrë unike – nga dizajne të thjeshta e moderne deri te elemente dekorative të sofistikuara, gjithmonë sipas kërkesave të klientit.

Përkushtim ndaj Detajeve

Besojmë se cilësia qëndron në detaje. Prandaj çdo vijë, kthesë apo përfundim realizohet me kujdes maksimal për një pamje të përsosur.

Respekt për Afatet

E dimë sa e rëndësishme është koha për klientët tanë. Ne angazhohemi për të përfunduar çdo projekt në kohë, pa kompromise në cilësi.

Shërbim Transparent

Ofrimi i informacionit të qartë, komunikimi i vazhdueshëm dhe ndershmëria në çdo bashkëpunim janë vlerat tona themelore.

Shërbime të tjera

Të gjitha zgjidhjet në një vend, ne jemi Oliv Construction!​

Punime gipsi

Kompania jonë ofron punime gipsi cilësore, moderne, funksionale dhe dekorative.

Punime Hidrualike

Ne ofrojmë punime hidraulike cilësore, të sigurta, efikase dhe afatgjate për çdo projekt.

Punime Elektrike

Oliv Construction Zhvillon rrjete elektrike të sigurta, të teknologjisë së fundit për hapësirën tuaj.

Lyerje

Ofrojmë shërbime lyerjeje profesionale për ambiente të brendshme dhe të jashtme.

Le te organizojm një takim

Duke vëndosur emërin tuaj të plotë dhe numrin tuaj të celularit ne mund të organizojm një takim sëbashku për të realizuar kërkesat që ju mund të keni.