Lyerje për Mure dhe Tavane
Lyerje profesionale muresh dhe tavanesh me bojëra cilësore, punime të pastra dhe të shpejta për shtëpi apo biznese.

Lyerje Dekorative
Lyerja dekorative nuk është thjesht bojë, është art. Është mënyra për t’i dhënë murit jetë, karakter dhe një ndjesi unike që reflekton stilin tuaj. Ne ofrojmë zgjidhje kreative dhe teknika moderne për lyerje dekorative, nga efektet me teksturë të lehtë deri te imitimet elegante të mermerit apo betonit të lëmuar.

Lyerje për Ambientet e Jashtme
Muret e jashtme janë në vijimësi të ekspozuara ndaj kushteve të vështira atmosferike – diellit përvëlues, shiut, lagështisë apo ndotjes urbane. Prandaj, një lyerje e mirë nuk ka vetëm funksion estetik, por edhe mbrojtës. Ne ofrojmë zgjidhje profesionale për lyerje të fasadave me boja të cilësisë së lartë, të formuluara për të rezistuar ndaj lagështisë, mykut dhe zbardhjes nga dielli. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një shtëpi private apo një ndërtesë komerciale, ne kujdesemi që çdo fasadë të duket e freskët dhe e mbrojtur për vite me radhë.

Lyerje për Ambientet e Brendshme
Ne ofrojmë shërbim profesional për lyerje të ambienteve të brendshme, duke përdorur vetëm bojëra cilësore dhe duke punuar me kujdes, pastërti dhe respekt për hapësirën tuaj. Qoftë një dhomë familjare, një zyrë e re apo një lokal që kërkon rifreskim, ne kujdesemi që çdo detaj të jetë në vendin e vet dhe rezultati përfundimtar të jetë i bukur dhe i qëndrueshëm.
Pse të zgjidhni Oliv Construction?
Përvojë dhe Profesionalizëm
Me vite eksperiencë në industrinë e ndërtimit, ekipi ynë përbëhet nga profesionistë të kualifikuar që garantojnë punime të sakta, të sigurta dhe afatgjata.
Cilësi e Lartë e Materialeve
Përdorim vetëm materiale të certifikuara dhe teknologji moderne që sigurojnë përfundime elegante, të qëndrueshme dhe rezistente ndaj kohës.
Zgjidhje të Personalizuara
Përkushtim ndaj Detajeve
Respekt për Afatet
Shërbim Transparent
Shërbime të tjera
Të gjitha zgjidhjet në një vend, ne jemi Oliv Construction!

Punime gipsi
Kompania jonë ofron punime gipsi cilësore, moderne, funksionale dhe dekorative.

Punime Hidrualike
Ne ofrojmë punime hidraulike cilësore, të sigurta, efikase dhe afatgjate për çdo projekt.

Punime Elektrike
Oliv Construction Zhvillon rrjete elektrike të sigurta, të teknologjisë së fundit për hapësirën tuaj.

Lyerje
Ofrojmë shërbime lyerjeje profesionale për ambiente të brendshme dhe të jashtme.
Le te organizojm një takim
Duke vëndosur emërin tuaj të plotë dhe numrin tuaj të celularit ne mund të organizojm një takim sëbashku për të realizuar kërkesat që ju mund të keni.