Cfarë është sistemi kapot? Zgjidhja që po bën ndryshimin.

Në çdo stinë, ne përpiqemi të bëjmë më të mirën për ta mbajtur shtëpinë komode. Në dimër ngrohemi me ngrohëse, soba apo sisteme qendrore. Në verë ndizet kondicioneri nga mëngjesi deri në darkë. Por, shpesh nuk e kuptojmë pse përkundër gjithë këtyre përpjekjeve, shtëpia ose ftohet shumë shpejt ose nxehet menjëherë sapo i fikim. Ajo që na mungon është diçka shumë më e thjeshtë sesa mendojmë, izolimi i mirë i mureve të jashtme.

Sistemi kapot, ose sistemi i termoizolimit të fasadës, është një nga mënyrat më të zgjuara për të shmangur këtë humbje energjie. Duke u vendosur nga jashtë, ky sistem krijon një barrierë që ruan temperaturën ideale brenda shtëpisë dhe më e bukura është që ndihmon për të kursyer deri në 45% të energjisë që harxhon zakonisht për ngrohje apo ftohje. Jo vetëm që do ta ndjesh në komoditetin e përditshëm, por edhe në faturën mujore të energjisë.

Përveç kursimit, sistemi kapot ndihmon shumë në përmirësimin e cilësisë së jetesës. Ai pengon krijimin e mykut që zakonisht shfaqet në cepat e dhomave nga lagështia, nuk lejon që uji të depërtojë përmes mureve dhe falë izolimit akustik, zhurmat nga jashtë zvogëlohen ndjeshëm. Është një zgjidhje shumë e mirë jo vetëm për shtëpitë e reja, por edhe për ndërtesat e vjetra që kanë nevojë për një rifreskim të jashtëm  fasade dhe jo vetëm izolohet, por merr edhe një pamje më estetike, më të pastër dhe më të re, sidomos kur përdoren bojra cilësore si vivechrom apo douchcolor.

Nëse je duke menduar ta përmisosh shtëpinë tënde dhe po kërkon një zgjidhje afatgjatë që kombinon funksionalitetin me pamjen, mund të shohësh këtë shërbim termoizolimi për ndërtesa me sistem kapot, ku do të gjesh një zbatim profesional dhe materiale me cilësi të lartë.

Ky sistem përbëhet nga shumë shtresa që punojnë së bashku për të dhënë rezultatin që të duhet: nga ngjitësi që vendoset mbi izoluesin, tek rrjeta që forcon gjithë strukturën, pastaj vjen baza, grafiatoja dekorative dhe në fund lyerja e jashtme që i jep gjithë godinës një pamje të re. Të gjitha këto shtresa janë rezistente ndaj kushteve të motit, smogut dhe madje edhe kripës detare duke ofruar një avantazh i madh sidomos për ata që jetojnë pranë bregdetit.

Sistemi kapot nuk është thjesht një shtresë mbrojtëse, por një investim i zgjuar që rrit vlerën e shtëpisë, përmirëson ndjeshëm komoditetin brenda dhe të kursen para çdo muaj. Dhe ajo që është më e rëndësishmja, të jep një ndjenjë rehatie që e ndjen çdo ditë.