Rikonstruksioni i një apartamenti është një proces që fillon shumë përpara se të nisë puna fizike. Ai nis me një ide, dëshirën për të kthyer hapësirën e vjetër në një ambient më funksional, më të bukur dhe më të përshtatur me jetën e përditshme. Që në fillim, njeriu përballet me fazën më të rëndësishme: planifikimin. Në këtë moment merren vendimet kryesore, hartohet një plan i qartë dhe përcaktohet buxheti, për të shmangur cdo situatë të pa këndëshme gjatë rrugës. Nëse ndërhyrjet prekin mure apo elementë strukturore, kërkohet edhe konsultim me një inxhinier ose arkitekt.
Pasi gjithçka është menduar dhe vendosur në letër, nis faza që zakonisht është më e zhurmshme: heqjet dhe prishjet. Çdo gjë që nuk do të jetë pjesë e apartamentit të ri hiqet – mobiljet e vjetra, muret e panevojshme, pllakat, dyshemetë, deri te instalimet që duhen zëvendësuar. Apartamenti bëhet një hapësirë e zbrazët, gati për t’u rindërtuar nga e para.
Në vijim vijnë instalimet teknike, pjesa më e fshehur por më e rëndësishmja e një rinovimi. Elektriçistët vendosin kabllot e reja, prizat, ndriçimin dhe çdo element që do t’i japë jetë apartamentit. Hidraulikët ndërrojnë tubat, rregullojnë rrjetin e ujit, kanalizimeve dhe çdo detaj që më vonë nuk mund të preket pa prishur gjithçka. Po aty bëhet edhe instalimi i sistemeve të kondicionimit, aspirimit apo ngrohjes.
Kur instalimet mbarojnë, vëmendja i kthehet mureve. Suvatimi, gletimi dhe rregullimi i sipërfaqeve i japin apartamentit formën e tij të pastër dhe të rregullt. Nëse projekti përfshin punime gipsi, ky është momenti kur ai vendoset, duke krijuar forma, tavane të ulura ose ndarje funksionale.
Më pas, rikonstruksioni kalon te elementët që i japin karakter hapësirës: dritaret dhe dyert. Zëvendësimi i tyre jo vetëm përmirëson izolimin, por edhe pamjen estetike. Sapo këto përfundojnë, vjen një nga momentet më të dukshme të transformimit, ajo e shtrimit të pllakave ose parketit, laminati apo mermeri vendosen që me kujdes, duke u shndërruar në bazën vizuale të çdo dhome.
Banjot, që janë zakonisht më të detajuarat, kërkojnë hidroizolim, vendosje pllakash dhe instalim të pajisjeve sanitare. Ndërsa këto mbyllen, muret fillojnë të marrin ngjyrat e tyre përfundimtare. Lyerja i jep apartamentit jetë dhe atmosferë, duke e kthyer nga një kantier në një shtëpi.
Në fund, vjen pjesa më e këndshme: mobilimi. Montohen kuzhinat, dollapët, ndriçimi dekorativ dhe çdo element që e bën hapësirën të jetueshme. Detajet e fundit – dorezat, pasqyrat, aksesorët – plotësojnë pamjen e përgjithshme.
Pasi gjithçka vendoset në vend, apartamenti i nënshtrohet një pastrimi të thellë, duke hequr çdo gjurmë pluhuri e materiali. Në këtë pikë, rikonstruksioni konsiderohet i përfunduar. Hapësira është transformuar plotësisht dhe është gati për t’u jetuar, duke reflektuar jo vetëm punën që është bërë, por edhe vizionin e ri që ishte menduar që në fillim. Nëse keni një apartament që po planifikoni ta rikonstruktoni, na kontaktoni dhe le te flasim së bashku mbi kosot reale dhe mundësite që keni për ta kthyer apartamentin tuaj nga një ambient i vjetër në një ambient modern dhe funksional.


