Univers City është konceptuar si një komunitet ku qetësia, siguria dhe komoditeti i përditshëm bashkohen në mënyrë natyrale. Është si të jetosh në një qytet të vogël, por me luksin që ndodhesh pranë zemrës së kryeqytetit.
Në zemër të kompleksit gjenden shkolla dhe kopshti publik, të ndërtuara me standarde të larta për të ofruar kujdes dhe komoditet për fëmijët. Banorët do të kenë gjithashtu në dispozicion një qendër shëndetësore, gjithmonë pranë, duke shtuar ndjesinë e sigurisë dhe kujdesit komunitar.
Univers City është menduar si një vend ku jeta zhvillohet në harmoni. Parku qendror me mbi pesë mijë metra katrorë, këndet sportive dhe hapësirat e gjelbra krijojnë një ambient të gjallë dhe të shëndetshëm për banorët e të gjitha moshave. Për fëmijët janë ndërtuar hapësira lojërash me mbi katërmbëdhjetë mijë metra katrorë, duke i dhënë komunitetit një frymë familjare dhe të gëzueshme.
Parkimi nëntokësor me sipërfaqe të gjerë ofron lehtësinë e nevojshme për çdo banor, ndërsa siguria 24 orë në ditë, transporti publik i organizuar dhe infrastrukturat moderne të rrugëve e bëjnë jetesën këtu të thjeshtë dhe praktike.
Univers City është një projekt ekologjik, i rrethuar me hapësira të gjelbëra dhe të kujdesura. Struktura antisizmike, barrierat kundër zhurmave dhe teknologjia e re në ndërtim garantojnë standardet më të mira të jetesës. Cilësia e punimeve nga kompanitë ndërtuese është një nga shtyllat më të forta të këtij projekti, duke sjellë një standard të ri në mënyrën si konceptohet banimi modern.
Me vetëm dhjetë minuta larg nga Sheshi Skënderbej dhe disa minuta nga pikat kryesore të Tiranës, ky kompleks ka një lokacion të privilegjuar. Ai është menduar për njerëz që kërkojnë një stil jete të shëndetshëm, modern dhe të sigurt, ku komuniteti miqësor dhe ambientet e përbashkëta bëhen pjesë e përditshmërisë.
Ky projekt ka si investitor kryesor Balfin Group, një nga grupet më të mëdha dhe më serioze të biznesit në rajon, i njohur për projekte që sjellin zhvillim të qëndrueshëm dhe vizion afatgjatë. Nëse jeni në kërkim të një njësie tregtar, apartamenti apo parkimi nëntokësor na kontaktoni dhe ne do ju vëndosim në kontakt me një nga agjentët tanë.