Lake View Residence

Në një nga zonat më të bukura dhe të gjelbra të kryeqytetit, ngrihet Lake View Residence, një projekt që nuk është thjesht një kompleks banimi, por një mënyrë jetese. Arkitektura moderne, hapësirat e menduara me kujdes dhe afërsia me liqenin e Tiranës e bëjnë këtë rezidencë një nga vendbanimet më të dëshiruara në qytet. Pamjet e gjelbra dhe ndjesia e qetësisë që ofron ky ambient i japin banorëve luksin më të madh, harmoninë mes natyrës dhe jetës urbane.

Të jetosh në Lake View Residence do të thotë të përjetosh rehati, siguri dhe standarde të larta ndërtimi. Apartamentet janë të ndriçuara natyralisht, me dritare të mëdha që lejojnë diellin dhe freskinë e parkut përreth të bëhen pjesë e çdo shtëpie. Zona ofron gjithçka që një familje apo profesionist i ri mund të kërkojë: qetësi, akses të shpejtë në qendër, shërbime moderne dhe një komunitet të përzgjedhur.

Në këtë mjedis të veçantë, Oliv Construction është gjithmonë pranë banorëve me shërbimet e saj të dedikuara. Nga punimet me gips, shtrimin e pllakave, shtrimi i dyshemeve me parket  deri te rikonstruksionet e apartamenteve, kompania kujdeset që çdo apartament të jetë e personalizuar sipas dëshirës dhe nevojës së banorëve. Për Oliv Construction, nuk bëhet fjalë vetëm për ndërtim, por për krijimin e hapësirave ku njerëzit ndihen rehat dhe krenarë për shtëpinë e tyre. Nëse jeni banor i Lake View Residence dhe keni nevojë për rregullime, rinovime apo shërbime ndërtimi me cilësi të lartë, Oliv Construction është gjithmonë pranë jush. Na kontaktoni sot për të sjellë komoditet, funksionalitet dhe elegancë në shtëpinë tuaj.