Myku është një problem i zakonshëm në shumë shtëpi familjare, veçanërisht kur ambienti ofron kushtet e duhura për zhvillimin e tij. Në shumicën e rasteve, lagështia është shkaku kryesor që ndihmon përhapjen e mykut. Shpesh, ne bëhemi indiferentë ndaj pranisë së tij kur ai nuk shtrihet në sipërfaqe të mëdha dhe fillojmë të shqetësohemi vetëm kur myku zë pjesë të konsiderueshme të banesës. Një arsye tjetër është edhe mungesa e rikonstruksionit të shtëpisë për një kohë të gjatë.
Megjithatë, në asnjë moment nuk duhet të injorohet ky problem, pasi myku shkakton jo vetëm dëme materiale, por edhe rreziqe serioze për shëndetin. Inflamacioni i syve, i lëkurës dhe i sistemit të frymëmarrjes janë shqetësime të zakonshme, ndërsa alergjitë dhe problemet kronike të frymëmarrjes, si bronkiti dhe astma, mund të shfaqen me kalimin e kohës. Personat që vuajnë nga sëmundje të mëparshme janë në rrezik më të lartë, veçanërisht ata me astmë kronike, pasi mund të përballen me komplikime serioze të mushkërive.
Përveç pasojave shëndetësore, myku shkakton edhe erë të pakëndshme që ndikon drejtpërdrejt në rehati dhe komoditetin e jetesës në apartament. Shumë metodat tradicionale të pastrimit nuk janë gjithmonë efektive, ndaj përdorimi i materialeve profesionale është thelbësor për një rezultat të qëndrueshëm. Një alternativë e rekomanduar është Reiniger 42, një dezinfektues i lëngshëm kundër mykut që kombinon pastrimin dhe dezinfektimin në një produkt të vetëm. Ai përdoret në sipërfaqe të ndotura me myk, baktere dhe alga, është jo toksik dhe efektiv si brenda ashtu edhe jashtë, duke parandaluar përhapjen e mykut në sipërfaqe të lyera, murë, tulla apo gurë.
Për të siguruar një ambient të shëndetshëm dhe të mbrojtur nga myku, është gjithashtu e rëndësishme që muret dhe sipërfaqet të lyhen me materiale cilësore.
, e cila ofron zgjidhje të avancuara për muret e shtëpisë suaj dhe parandalimin e problemeve si myku. Kombinimi i trajtimit me produkte si Reiniger 42 dhe një lyerje të duhur mund të ofrojë një ambient të pastër, të sigurt dhe të këndshëm për të gjithë banorët.